BOTA

Shpëtohen 150 emigrantë në Karaibe, vihen në pranga 5 kontrabandistët

Policia e Panamasë shpëtoi 150 emigrantë të cilët po transportoheshin me disa varka përmes rajonit indigjen të Guna Yala, në Karaibe, ndërsa në pranga janë vënë 5 kontrabandistët.

Shërbimi Kufitar Kombëtar i Panamasë njoftoi se personat që po lëviznin janë nga Venezuela, Ekuadori, Kolumbia, Bangladeshi dhe Peruja.

Këto varka drejtoheshin nga pesë persona me kombësi kolumbiane, por më pas u vunë nën kontrollin e autoriteteve.

Autoritetet deklaruan se që nga prilli, policia panameze ka shpëtuar 426 emigrantë dhe ka arrestuar 42 persona.

Panamaja është bërë një rrugë tranziti për emigrantët të cilët nga Amerika e Jugut përpiqen të arrijnë në Shtetet e Bashkuara përmes Amerikës Qendrore.

Në fakt, më shumë se 307 mijë persona kanë kaluar xhunglën Darien, në Kolumbi, një shifër më e lartë se ajo e të gjithë vitit 2022, kur kanë kaluar 248 mijë emigrantë.

Ata janë kryesisht nga Venezuela, Ekuadori dhe Kolumbia, megjithëse ka edhe aziatikë dhe afrikanë.


Top Channel

Banner

Related posts

Tragjike! Tërmeti në Marok u mori jetën një klase të tërë nxënësish

admin

Rekord kalimesh ilegale të kufirit në Bashkimin Europian, rreth 43 mijë emigrantë të paligjshëm në korrik

admin

Partia gjermane planifikon fushatë për shpërbërjen e BE-së

admin

Leave a Comment