SPORT

Zyrtare: Shpëtim Duro prezantohet te skuadra e re

Shpëtim Duro është prezantuar sot si trajneri i ri i skuadrës së Strugës.

Tekniku kryeqytetas ka lënë Shqipërinë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut ku edhe më parë ka drejtuar ekipin e Shkëndijës së Tetovës.

Trajneri ishte pa skuadër pas shkarkimit nga Egnatia dhe ka pranuar ofertën e Strugës, e cila vazhdon të kryesojë kampionatin, por me rezultatet e fundit kishte zhgënjyer disi duke i dhënë mundësinë ndjekësve të afroheshin, ndaj u mor vendimi për ndryshimin e trajnerit.

Klubi ka konfirmuar se Duro ka firmosur deri në fund të sezonit të ardhshëm me skuadrën liqenore.

NJOFTIMI I KLUBIT

Shpëtim Duro, trajneri i ri i ekipit

Të mërkurën (01.03.2023), patëm nderin të mirëpresim profesorin Shpëtim Duro, në detyrën e tij të re si trajner i ekipit të FC Struga.

E prezantuam me ambientet, infrastrukturën, lojtarët, stafin teknik dhe kryesinë e klubit, duke u munduar t’ja bëjmë sa më të lehtë fillimin me misionin e tij të ri.

Duro u shpreh i kënaqur me potencialin njerëzor dhe sportiv të klubit.

Duro ka një karrierë të gjatë me klube ku ka drejtuar, KF Partizani, Vllazninë, Skënderbeun e Korçës, Shkëndijën etj.

Bashkëpunimi ynë me të është kontraktuar deri në fund të sezonit 2023-2024.

Në bankinën e stafit teknik si asistent i prof. Shpëtim Duros do të rikthehet trajneri Meriton Gega.

Banner

Related posts

Bayerni në kërkim të një portieri

admin

Peja fiton me spektakël ndaj Ponte Prizrenin

admin

Argjentina përmbys Egjiptin dhe kalon në çerekfinale

Admin2

Leave a Comment