SPORT

Nuk ka miqësore për Shqipërinë, Sylvinho debuton me Poloninë

Trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, e nis karrierën e tij në stolin e kuqezinjve me një problem jo edhe aq të vogël.

Tekniku brazilian nuk do të ketë mundësinë që të bëjë eksperimente para se të zbresë në fushën e lojës përballë Polonisë së Robert Levandowskit në kualifikueset e Euro 2024.

FSHF ishte në diskutime me Federatën e Uzbekistanit për të zhvilluar një ndeshje miqësore me datë 23 ose 24 mars, ku Sylvinho të shihte lojtarët që kishte në dispozicion dhe formën e tyre pak ditë para përballjes me polakët.

Por negociatat nuk kanë gjetur fund të lumtur, ndaj  Shqipëria nuk ia ka dalë të sigurojë miqësoren për muajin mars para debutimit zyrtar.

Ndaj ndeshja e parë e Sylvinho do të jetë një provë e mirëfilltë zjarri, pasi do të luhet në Varshavë ndaj polakëve më 27 mars.

Related posts

Will Daniels thyen tabelën e koshit me ngulitje, në ndeshjen mes Trepçës dhe Ponte Prizrenit

admin

Bardhi Rexha rikthehet te KB Vëllaznimi

admin

Mbyllen Lojërat Evropiane, asnjë medalje për Kosovën

admin

Leave a Comment