SPORT

Di Maria mund të marrë një ofertë të parefuzueshme

Banner

Ylli argjentinas Angel Di Maria mund të marrë një ofertë fantastike nga Inter Miami. Pasi ndihmoi Argjentinën të fitonte Kupën e Botës në Katar, Di Maria shënoi një het-trik kundër Nantes për ta çuar Juventusin në mesin e 16 ekipeve më të mira të Ligës së Evropës.

Megjithatë, argjentinasi ka qenë i lidhur me një lëvizje në MLS të SHBA-së, me kontratën e tij me Juventusin që skadon këtë verë.

Edhe pse Di Maria raportohet se dëshiron të qëndrojë në Evropë, La Gazzetta dello Sport shkruan se ai është në radarin e Inter Miami.

Juventusi mund t’i ofrojë futbollistit argjentinas një pagë më të ulët, ndërsa Inter Miami është gati të “hapë thesin ” dhe të tërheqë 35-vjeçarin me një ofertë tërheqëse.

Inter Miami është në bashkëpronësi të David Beckham, i cili është gjithmonë në kërkim të nënshkrimeve të klasit botëror. Klubi është i interesuar edhe për Lionel Messin dhe Sergio Busquets, kontratat e të cilëve skadon në fund të sezonit.

“Ne duam të sjellim lojtarët më të mirë në botë në këtë klub. Messi dhe Busquets kanë spikatur vitet e fundit. Ata janë lojtarë të mëdhenj që do të japin një kontribut të madh për klubin. Do të ishte një punë e madhe për MLS”, kishte thënë më herët trajneri i Miamit, Phil Neville.

Banner

Related posts

Kampionati i Atletikës, Luiza Gega siguron finalen e Botërorit!

admin

Dalin në shtije biletat për përballjen mes Zvicrës dhe Kosovës

admin

Bellingham mund të qëndrojë në Gjermani

admin

Leave a Comment