AKTUALE

DASH: Kërcënimi për sulme terroriste në RMV – ”mesatarisht i lartë”

Problemi kryesor kundër terrorizmit në Maqedoninë e Veriut, në vitin 2021, ishte kthimi i luftëtarëve të huaj nga Siria dhe Iraku – thuhet në raportin më të ri të Departamentit Amerikan të Shtetit për terrorizmin në vitin 2021.

Sipas Raportit të Departamentit Amerikanë të Shtetit, për terrorizimin në vitin 2021, sic njofton KlanM, kërcënimi për sulme terroriste në Maqedoninë e Veriut është “mesatarisht e lartë” ose “e mesme”.

Kthimi i luftëtarëve të huaj terrorist në RMV, kurse aktivitete të tilla janë shënuar edhe në Kosovë, paraqitet si problematike, sipas raportit, për shkak të mundësisë që këta persona të realizojnë celula të dhunshme ekstremistte, plane për sulme dhe të radikalizojnë persona tjerë.

”Korniza juridike e RMV-së është adekuate për ndjekje të personave të dyshuar në aktivitete terroriste. Ligji për ndëshkim mbetet sfidë, por është përmirësuar në krahasim me vitet paraprake, kurse dënimet me burg janë më të gjata se sa në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor” – thuhet në raportin e DASH-it.

Maqedonia e Veriut, sic thuhet në raport, është pjesë e institucioneve për luftë kundër terrorizmit financiar, si trupi rajonal “Moneywall”.

Zyra e intelegjencës financiare në RMV, sic percjell KlanM, në vitin 2021 ka pranuar 5 rasporte të bankave për shkak të dyshimeve për financimin e terroristëve, kurse lidhur me këtë shërbimeve kompetente u ka dorëzuar 11 raporte.

Sipas Komisionit Kombëtar për luftë me ekstremizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, rreth 143 qytetarë të RMV-së gjatë viteve të kaluara kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t`iu bashkangjitur grupeve terroriste. Prej tyre, sic njofton KlanM, 133 janë burra, 10 gra, 38 janë vrarë, 79 janë kthyer, për 5 mendohet se kanë mbetur në Siri dhe dy janë të burgosur në kampin e refugjatëve.

Related posts

Taravari – Mickoski/ Zejdi: Shqiptarët do t’i dënojnë të dytë

Gjyla Halili

E fotografoi fletën e votimit, arrestohet një person në Ohër

Gjyla Halili

Dita e Evropës – aktivitete për fëmijë dhe koncert në orët e mbrëmjes në sheshin e Prishtinës

Gjyla Halili

Leave a Comment