AKTUALE

Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e stadiumit/ Ajdini: Mbetemi të përkushtuar ndaj Tetovës


Tetovë, 13 prill – Drejtori i Ndërmarjes për transport “Tetova transport”, z. Arbër Ajdini pak javë më parë ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e stadiumit të qytetit të Tetovës me përfaqësuesin ligjor të e-Property, z. Arbën Kurtishi.

Projekti i ndërtimit i cili filloi dje në një ceremoni zyrtare në prani të një numri të madh të qytetarëve, do të jetë një nga projektet më moderne që ekzistojnë jo vetëm në vend por edhe në rajon, të cilin ekipet e futbollit të vendit, rajonit por edhe më gjerë do të mund ta shfrytëzojnë, derisa qytetarët e Tetovës që me vite e kanë ëndërruar, më në fund do të mund të gëzojnë një stadium modern me të gjitha standardet europiane.

Duke mbetur të përkushtuar, siç është shprehur drejtori Ajdini, do të zhvillojmë edhe më tej infrastrukturën e qytetit përsa i përket fushës sportive, derisa Tetova po transformohet çdo ditë e më shumë me projekte madhore për të mirën e qytetarëve.

Banner

Related posts

Në mesnatë fillon heshtja para rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 8 majit

Gjyla Halili

Mexhiti: Nuk ndjej kënaqësi kur e shoh BDI-në në shkatërrim e sipër, e kam investuar pjesën më të mirë të rinisë aty! Askush s’është i lumtur me këtë, por fatkeqësisht ky është realiteti

Gjyla Halili

Ligji i mediave kalon filtrin në komision

Gjyla Halili