AKTUALE

Grubi: Të gjithë e mbështesim Kurtin për zgjidhjen e kontestit me Serbinë përmes njohjes së ndërsjelltë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në emisionin Click Plus në TV21 me gazetarin Fatmir Aliu ka komentuar takimin mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel duke shprehur përkrahje të plotë për zgjidhjen e kontestit përmes njohjes së ndërsjelltë.

“Inkurajoj Kryeministrin Kurti dhe i them që të gjithë ne e mbështesim në përpjekjen për të arritur marrëveshje bilaterale me Serbinë që ka për qëllim vetëm njohjen reciproke në fund midis Kosovës dhe Serbisë, sepse kjo i kontribuon gjithë paqes, stabilitetit, sigurisë në rajon dhe jemi të interesuar gjithësisht që kjo marrëveshje të firmoset dhe të përfundojë me njohje të ndërsjelltë sepse ky është edhe qëndrimi jonë edhe shtetëror” – është shprehur Grubi.

Banner

Related posts

Blerim Bexheti: Ky është ligj për tallje me shqiptarët jo ligj për përfaqësim

Gjyla Halili

Konjfuca: Qeveria mund ta propozojë një draft-statut të Asociacionit

Gjyla Halili

Fronti Europian mbi 5 deputet në zonën 5, Manastiri ndez flakadanët

Gjyla Halili

Leave a Comment