KOSOVË

Takimi Kurti-Vuçiq, reagon Sali Berisha

Në këto momente në Bruksel po zhvillohet takimi i radhës midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksadër Vuçiq.

E lidhur me këtë takim ka ardhur edhe reagimi nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha.

“Miq, në Bruksel po zhvillohet takimi trilateral midis BE, Kosovës, Serbisë për planin franko gjerman, marrëveshjen bazë midis këtyre dy të fundit, shumë e rëndësishme për marrëdhëniet midis dy vendeve dhe rajonin tonë. Le të urojmë suksese takimit të palëve” ka shkruar Berisha.

Takimi trepalësh midis Kurtit, Vuçiqit dhe zyrtarëve evropianë po vazhdon ende.

Banner

Related posts

24 vjet nga fundi i Serbisë në Kosovë

admin

Qëndrojmë me SHBA-në dhe BE-në/ Për shtensionimin e situatës në Veri, duhet të largohen bandat kriminale

admin

Edhe BE ta ndjekë shembullin e ShBA-së për sanksionimin e Vulinit

admin

Leave a Comment