KOSOVË

OVL e UÇK-së kërkon që Prokuroria të intervistojë Kusarin dhe Simiqin

Banner

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga prokuroria që të intervistojë deputeten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe Sllavko Simiqin pasi mbajnë kontakte me Milan Radojçiqin, i kërkuar nga drejtësia dhe se mund të kenë njohuri për vendndodhjen e tij.

Faton Klinaku nga OVL UÇK tha se incizimet e dëshmojnë atë që e kanë ditur atëherë se partia e Albin Kurtit po kërkonte votat e Listes Serbe për të larguar veteranët nga Ligji për pagë minimale.

Gazeta Nacionale ka botuar sot vazhdimin e tretë të audio-incizimeve të Mimoza Kusari-Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së dhe Slavko Simiq, ish-deputet i Listës Serbe, ku, mes të tjerash, Kusari e akuzon Ramush Haradinajn, kryetar i AAK-së, për fryerje të listave të veteranëve të UÇK-së.

Related posts

Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë, në qendër të debatit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

admin

Sot betohen deputetët e rinj grek

admin

Për shtatë muaj, 14 vrasje në Kosovë

admin

Leave a Comment