SHOWBIZ

Ish-i i Rita Orës, djali i regjisorit të njohur grek, në një romancë me Dua Lipën?

Dua Lipa thuhet se ka gjetur dashurinë me regjisorin francez Romain Gavras.

Ylli i popit u pa duke dalë nga një festë pas ceremonisë së çmimeve të kinematografisë BAFTA në Londër me regjisorin pranë saj, e të dy bashkë u futën në një makinë.

Sipas një burimi për tabloidin anglez Mirror, u zbulua se ata janë takuar në heshtje për disa muaj dhe e kanë prezantuar njëri-tjetrin me rrethet e tyre të ngushta të miqve gjatë sezonit festiv.

Lipa është beqare pas ndarjes nga modeli Anwar Hadid në fund të vitit 2021, ndërsa Gavras ishte në një lidhje me Rita Orën për 6 muaj para se të konfirmonte ndarjen e tyre në mars të vitit 2021. Regjisori ka qenë më parë në lidhje me reperen MIA dhe ka xhiruar disa nga videoklipet e saj.

Djali i regjisorit grek fitues të çmimit Oscar, Kostas Gavras, Romain është i njohur për punën e tij krijuese dhe kjo thuhet se rezonon me Lipën, e cila gjithashtu vjen nga një prejardhje krijuese si kantautore.

Ylli i popit së fundmi është aluduar për një lidhje edhe me komedianin dhe prezantuesin e njohur Trevor Noah, por të dy më pas e mohuan duke thënë se ishin vetëm miq.

Ylli i popit Dua ka mbyllur edhe turin e saj të gjatë nëpër botë Future Nostalgia ndërsa ka thënë se në këto kohë dëshiron të shijojë pushimet.


Top Channel

Banner

Related posts

Gratë koreano-veriore që kanë emrin e njëjtë me bijën e liderit Kim Jong-un, urdhërohen ta ndryshojnë (fotot)

admin

E dimë që ju pëlqen të ndizni një cigare pas ushqimit, por ja çfarë i shkakton kjo trupit tuaj

admin

Ditëlindja e Nitës/ Zhaklina dhe Arbri surprizojnë banorët, kalojnë darkën me ta

admin

Leave a Comment