SHOWBIZ

Aktori i devotshëm katolik thotë se ‘në Hollywood nuk e preferojnë besimin’, por nuk heq dorë pasi ‘do të ishte mëkat edhe më i madh’ (fotot)

Aktori i njohur amerikan Mark Wahlberg ka thënë së fundmi se besimi fetar ‘nuk preferohet’ në Hollywood por ai nuk e mohon dot fenë e tij pasi do të ishte mëkat akoma më i madh, teksa foli në një intervistë për nisjen e periudhës katolike të ‘Lent’, të 40-ditëshit para vdekjes së Krishtit.

Aktori 51 vjeçar thotë se ka folur gjithmonë për fenë e tij edhe pse nuk preferon t’ia imponojë atë të tjerëve.

Teksa shfaqej në programin ‘Today Show’ me një kryq të vizatuar në ballë, Wahlberg tha se besimi i tij e kishte ndihmuar të fokusohej në një ‘version më të mirë të vetes’.

Wahlberg dha intervistën të Mërkurën e Hirit në 22 shkurti, kur kristianët fokusohen te pendesa me simbolin e kryqit në ditën e lutjes dhe agjërimit, shkruan Daily Mail.

“Unë gjithmonë kam folur për besimin tim, është njëfarë balance, por nuk dua t’ua ngjesh atë të tjerëve në fytyrë, por fenë nuk e mohoj”, tha Wahlberg në program.

“Kjo do të ishte një makat akoma më i madh. Siç e dini në industrinë ku unë punoj kjo nuk preferohet shumë, por unë nuk e mohoj dot”.

Wahlberg shtonte: “Kjo më ka sjellë shumë gjëra. Zoti nuk ka ardhur për të shpëtuar shenjtorët, por mëkatarët, ne të gjithë kemi problemet tona në jetë dhe duam të përmirësohemi, duam të bëhemi versione më të mira të vetvetes. Besimi më ka lejuar ta bëj këtë”.

E Mërkura e Hirit është një ditë e shenjtë kristiane lutjeje e agjërimi dhe besimtarët marrin pendesën me anë të një kryqi në ballë.

Si një katolik i devotshëm, duket se është e rëndësishme për Mark të kryejë ritualet pasi kur ishte i ri ka qenë 45 ditë në burg për një sulm racist ndaj dy të huajve vietnamezë, dhe më herët ndaj një personi me ngjyrë.

Aktori ka katër fëmijë me Rhea Durham: Michael, 18-vjec Ella, 13-vjeçe Brendan dhe 12-vjecaren Grace.