Zëvendëskryeministri i parë Grubi në emisionin debativ në televizionin Kanal5 duke folur për miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese dhe kuzhtëzimin që ua bënë atyre opozitarja VMRO-DPMNE, mes tjerash ka deklaruar se nëse opozita i jep mbështetje procesit të përparimit të rrugëëtimit të vendit drejt BE-së, vendio pastaj mund të shkojhë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Analisti politik Driton Zenko konsideron se ky është një propozim sfidues i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubit ndaj VMRO-DPMNE.
“VMRO-DPMNE një nga format e vazhdueshme të veprimit gati nga viti 2017 e ka pasur thirrjen për zgjedhje të përkohshme. Tani Grubi ua mundëson këtë “dëshirë” me kushtin që fillimisht të miratohen ndryshimet kushtetuese në Kuvend si mënyrë e vetme për ecurinë e procesit euro-integrues. Është kjo deklaratë goxha e giximshme e Grubit që partinë e Mickovskit e vë në siklet të madh dhe në pozicionon mat. VMRO-DPMNE kërkon vazhdimisht zgjedhje të parakohshme por kundërshton idenë e ndryshimeve kushtetuese që aq shumë kërkohen nga BE dhe SHBA. Deklarativisht shprehen se janë për euro-integrime por që nuk janë të gatshëm të bëjnë hapin për të shmangur pengesën e fundit drejt rrugës së RMV për BE”, deklaroi Zenku për PRESSonline.mk
Ai shtoi se VMRO-DPMNE tani duhet të vendos a është për politikën pro europiane apo ashtu siç etiketohet se është parti politike e ndikuar nga forcat e errëta regerisve që kanë link me Moskën.
“Ja po i jepet mundësia për zgjedhje të parakohshme dhe mundësia tjetër se është parti pro euro-integrimeve të vendit. Alternativë tjetër nuk ka, pasi do të mbetet e izoluar edhe nga faktori ndërkombëtar, edhe nga subjektet kryesore politike të bllokut shqiptar pa të cilat edhe po të fiton zgjedhjet kurdo që të mbaheshin ato, nuk mund të krijon shumicë stabile në Kuvend por as qeveri të pakontestueshme”, nënvizon Zenku.(PRESSonline.mk)