SPORT

Shënohet autogoli më “banal” në Ligën e Evropës (VIDEO)

Midtjylland u eliminua nga “Europa League” pasi humbi 4-0 në shtëpi ndaj Sporting CP. Skuadra daneze e kishte mbajtur gjallë shpresën në ndeshjen e parë, por në atë të kthimit, portugezët nuk iu lanë rrugëdalje të besuarve të Albert Capellas.

Përveç humbjes, në ndeshjen mes danezëve dhe Sportingut pati një rast që ka zgjuar vëmendjen e tifozëve. Bëhet fjalë për një autogol të pabesueshëm të mbrojtësit të skuadrës daneze, Stefan Gartenmann, i cili ka bërë xhiron e botës.
Në minutën e 85-të, skuadra vendase, e cila ishte në disavantazh 0:3, e mori topin në gjysmëfushën e vet. Qendërmbrojtësi priti afër zonës dhe për shkak të presionit nga kundërshtari mendoi se ishte e nevojshme ta pasonte topin te portieri.

Megjithatë, kjo lojë shkaktoi një keqkuptim të madh: portieri Jonas Lossl kishte lëvizur jashtë shtyllave, në një pozicion anësor, për të marrë topin, por mbrojtësi nuk e ngriti kokën dhe ktheu topin në rrjetë.

Në një mënyrë absolutisht të pabesueshme, kjo prekje e pasme u kthye në autogolin më banal dhe të bujshëm.

The post Shënohet autogoli më “banal” në Ligën e Evropës (VIDEO) appeared first on SHQIP.com.

Banner

Related posts

Morata “injoron” Romën dhe “fik” thashethemet

admin

Gjilani kthehet me tri pikë nga Skenderaj

admin

Ofertë nga Turqia për portierin Visar Bekaj

admin

Leave a Comment