Të gjitha shkollat ndryshuan adresat e emailit, si një nga masat për të parandaluar raportimet për gjoja mjete të vendosura shpërthyese, por as kjo nuk ndihmoi. Kryeministri Kovacevski dyshon se pas kësaj lufte hibride fshihen struktura nga jashtë, por edhe nga vendi, të cilët janë kundër vendosshmërisë së Maqedonisë për të qëndruar fuqishëm në mbështetje të politikës së BE-së, veçanërisht për luftën në Ukrainë.
“Edhe kur u ndryshuan e-mail adresat e shkollave, duke qenë se ato u vendosën në një server, që është serveri i mbrojtur i Ministrisë së Arsimit, si u gjendën menjëherë adresat e shkollave tek ata që raportojnë bomba. Supozimi do të ishte se në të përfshihet dikush që nuk dëshiron që Maqedonia ta ketë politikën e saj të jashtme ashtu siç është në përputhje me BE-në” – tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Dhe pas gati gjashtë muajsh, autoritetet hetimore nuk kishin një përgjigje se çfarë saktësisht fshihet pas këtyre sulmeve hibride dhe si të parandalohen ato, aq më tepër që në shënjestër ishte edhe Fondi i Shëndetësisë. Pak ditë më parë, qeveria miratoi një sërë masash për të përmirësojë sigurinë e sistemeve të informacionit në institucione, por disa ekspertë të sigurisë sugjerojnë se shtetit mund t’i duhet të ndryshojë qasjen e tij.
“Policia duhet të monitorojë me vigjilencë shkollat e mesme, të marrë masa parandaluese dhe represive, si dhe t’i vërë raportimet nën një kontroll tjetër, që do të nënkuptonte që publiku të përfshihej sa më pak, por nga ana tjetër duke marrë masa dhe aktivitet. Kjo do të thotë se thjesht duke i injoruar do të arrijmë dy efekte, do t’i zvogëlojmë thirrjet më të shpeshta sepse me zbrazjen e shkollave dhe qendrave tregtare, ata që raportojnë do ta arrijnë qëllimin – tha profesori universitar Stefan Buxhakoski.
Ndihmë për përballjen me kërcënimet pritet edhe nga NATO dhe shërbimet partnere nga vende tjera, ndërsa Kryeministri bëri të ditur se në vend pritet të vijë edhe ndihmësi i sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për sulmet kibernetike dhe hibride. / pressonline.mk