SPORT

Trajneri i Cluj e ngre në qiell Ermal Krasniqin

Ermal Krasniqi është përshtatur shumë shpejt te skuadra e tij e re, Cluj, ndërsa nga dita në ditë po tregon paraqitje të shkëlqyeshme, duke i bërë të gjithë të flasin për të në mënyrë superlative.  

Ish-sulmuesi i Ballkanit është vlerësuar lart edhe nga trajneri i tij aktual, Dan Petrescu, i cili për Krasniqin ka folur edhe pas eliminimit nga Lazio

“Jo, nuk kam asgjë për Krasniqin. Ai mund të luajë çdo kund, me cilëndo skuadër, pa asnjë problem”, tha Petrescu pas ndeshjes.

Trajneri rumun nuk e ka fshehur frikën që Krasniqin nuk do ta ushtrojë gjatë, pasi qysh tash ka filluar të flitet për largimin e tij.

Disa skuadra, me në krye ato italiane, janë të interesuara për shërbimet e Krasniqit.

Banner

Related posts

Ukrainasi Mudryk në rrjetet sociale: Jam luftëtar që në fund i fitoj të gjitha betejat…

admin

Norvegjia “tremb” Francën, Haaland një “përbindësh”, shkëlqen me dygolësh

Admin2

Besiktasi e zyrtarizon Rebicin – Kreu

admin

Leave a Comment