Manchester United ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2-1 në “Old Trafford” në kuadër të ndeshjes kthyese të play-offit të Ligës së Evropës, duke kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 4-3.
Ndeshja e parë e zhvilluar në Camp Nou ishte mbyllur në barazim 2-2.
Rastin e parë në ndeshje e kishte Bruno Fernandes që në minutën e tretë, por goditja e tij nga afër u ndal nga Marc-Andre ter Stegen.
Në minutën e 16-të, Fernandes pengoi në zonë njërin nga lojtarët e Barcelonës, ku gjyqtari akordoi penallti.
Nga pika e bardhë gjuajti Robert Lewandowski, i cili shënoi për 1-0.
Edhe pse ritmi ishte i lartë, nuk kishte më gola të tjerë në pjesën e parë.
Por me të filluar pjesa e dytë, Djajtë e Kuq arritën të barazojnë rezultatin me golin e shënuar nga Fred (1-1).
Trysnia e Manchester United vazhdoi dhe në minutën e 73-të, Antony shënoi për 2-1 për të përmbysur gjithçka.
Pas golit angelzët kontrolluan gjithçka dhe eliminuan Barcelonën nga Liga e Evropës.
Manchester United futet në mesin e 16-të ekipeve më të mira në Evropë.