SPORT

Llapi reagon pas akuzave nga Franca: Pretendime të pabaza, nuk kemi asnjë shqetësim

Ka ardhur reagimi nga klubi futbollistik Llapi pas akuzave nga gazetat franceze për kurdisje të ndeshjeve.

Skuadra llapjane nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare ka bërë thirrje te tifozët e tyre që mos të bien pre e shkrimeve tendencioze, pasi sipas tyre janë të pastër dhe nuk kanë asnjë informatë nga hetuesia.

Njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Komunikatë për shtyp

Ndonëse vonë, me shkas po iu drejtohemi me këtë komunikatë për shtyp.

Kryesia e K.F. Llapi ka analizuar me vëmendje shkrimet e fundit në portale dhe gazeta të ndryshme në të cilat është përmendur emri i klubit tonë kinse për kurdisje ndeshjesh.

Ftojmë gjithë tifozët llapjanë që mos të bien pre e këtyre shkrimeve tendencioze dhe qëllim keqe që kanë për qëllim të njollosin emrin e klubeve të caktuara dhe vetë Superligës.

K.F. Llapi ju njofton se nuk ka asnjë informatë të vetme të konfirmuar nga organet e hetuesisë rreth këtyre pretendimeve siq janë publikuara nga portalet dhe gazetat e ndryshme.

Ne si klub nuk kemi as edhe më të voglin shqetësim rreth këtyre pretendimeve të pabaza dhe tendencioze dhe ftojmë edhe tifozët që mos të shqetësohen sepse nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Jemi të fokusuar 100% vetëm për ndeshjen me Prishtinën dhe nuk ka forcë që na ndal drejt arritjes së objektivave tona.

Me respekt
Kryesia e KF Llapi
Presidenti i klubit
Z. Beqir Batatina.

Banner

Related posts

Skena që nuk i shkojnë nivelit të Ronaldos (VIDEO)

admin

Pirati kosovar me ekuipazhin e tij synon fitoren ndaj “Mbretërve”

Gjyla Halili

Shqiponjat humbin në mapën e dytë nga FaZe

admin

Leave a Comment