SHQIPËRI

Tre marsi, Berisha betohet në protestë: Rama dhe Balla do të mbajnë përgjegjësi personale

Banner

Sali Berisha: Sot Taulant Balla njoftoi vendimin që do japë gjykata me datë 3, unë i them meqenëse ti je i pari që njoftove vendimin, të betohem para këtyre burrave, se ti dhe Edi Rama do bëheni përgjegjës personal për çdo akt armiqësor ndaj PD-së dhe opozitës shqiptare. Kudo që të fshihesh, në çdo vrimë miu, do të kapim dhe do të çojmë te Gentian Sharra. Për këtë Edi Rama dhe ti do jeni përgjegjës personalë.
Për tre minuta, jemi brenda në parlament.

Prandaj ikni. Po vendosëm, jemi në sallë! Po vendosëm, jemi në sallë, asgjë nuk na pengon! 3 marsi është dita e madhe, 3 marsi është ditë fitoreje për revolucionin.
3 marsi është dita e çdo shqiptari, është dita në të cilën bëjmë betejën për të sotmen dhe të ardhmen tonë. Edhe njëherë ju përshëndes shumë përzemërsisht, ta vazhdojmë betejën tonë. Në çdo rast, marshi drejt Surrelit, do jetë marshi ynë.


Top Channel

Banner

Related posts

Tërmet në Maqedoninë e Veriut

admin

Tërheqja e policisë nga objektet e komunave në Veri, Bujar Osmani: Presim edhe hapa tjerë

admin

Lista e Europol me 45 personat më të kërkuar në Europë, mes tyre 2 shqiptarë

admin

Leave a Comment