SPORT

Publikohet lista e të ftuarve për ndeshjen me Holandën

Banner

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall do ta zhvillojë ndeshjen e fundit, të katërtën, në kuadër të “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024.

Dardanët do të jenë nikoqirë të Holandës të premten më 3 mars nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Kosova deri më tani ka tri humbje, por ende ka gjasa për  t’u kualifikuar, pra matematikisht gjasat ekzistojnë ende.

Në fakt, në rast se Kosova fiton në ndeshjen me Holandën me dy gola epërsi dhe njëherësh Ukraina e mposht Holandën në ndeshjen e fundit, atëherë tutje kalojnë Dardanët.

Ndeshja ndaj Holandës do të jetë debutuese për Agon Ramadanin si përzgjedhës, ku ai ka publikuar listën për këtë përballje.

Banner

Related posts

Chiesa dhe Juve në udhëkryq, kontrata skadon më 2025. Do të ketë rinovim?

admin

FIFA zbulon tre kandidatët për futbollistin më të mirë të vitit 2022

admin

Liverpool mposhtë Everton, shënon Gakpo

admin

Leave a Comment