AKTUALE

Ambasadori gjerman Otto Graf viziton Thaçin, Kasamin e Gashin

Ambasadori gjerman, Otto Graf, sot ka takuar disa liderë të partive politike shqiptare, mes tjerash Menduh Thaçin të PDSH-së, Bilall Kasamin të Besës dhe Afrim Gashin të Alternativës, informon Zhurnal.

Në takimin me Thaçin, dy palët kanë diskutuar angazhimin e vazhdueshëm të partisë për ndryshimet kushtetuese dhe debllokimin e proceseve integruese të vendit, duke vënë në pah se procesi integrues bashkë me shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të vendit është edhe përcaktim parësor i Partisë Demokratike Shqiptare, thuhet në njoftimin e partisë.

Graff gjithashtu ishte për vizitë pune edhe në Tetovë te Bilall Kasami. Dy palët kanë biseduar për zhvllimet më të fundit në rajon dhe në Maqedoninë e Veriut.

“Po ashtu ambasadorin e Gjermanisë e informova për përpjekjet dhe përkushimin që bën komuna e Tetovës në realizimin e projekteve të ndryshme që janë në interes të qytetarëve.

Mbështetja gjermane asnjëherë nuk ka munguar dhe shpresojmë që në të ardhmen bashkëpunimi të thellohet edhe më tepër. E sigurova ambasadorin se ne mbështesim çdo përpjekje dhe nismë që ka të bëjë me intetgrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në njoftimin e Kasamit.

Ambasadorin Graff në takim e mirëpriti gjithashtu edhe kryetari i Alternativës, AFrim Gashi.

Temë e këtij takimi ishte situata politike në vend dhe vendimi i Alternativës për të dalë nga qeveria.

“Me këtë rast e njoftova Ambasadorin Gjerman se pasi që partneri i koalicionit, LSDM, nuk e ka respektuar marrëveshjen e nënshkruar me ish kryetarin e kësaj partie, të miratuar edhe nga kryeministri aktual, ka përfunduar edhe arsyeja që Alternativa të vazhdojë të mbetet pjesë e një qeverie që nuk i respekton marrëveshjet me partnerët e saj. Përveç kësaj, i thashë Ambasadorit se ky veprim antieuropian i LSDM-së do të ketë pasoja edhe në procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, sepse nuk mund të synohet perspektiva europiane me standarde antieuropiane dhe me aktorë që vetëm për pamja duken europianë. Prandaj, shtova se, që ta dëshmojnë se a janë për integrim të njëmendtë europian, gjithsesi me qëllim që të rritet pragu institucional i luftës kundër korrupsionit, si një brejtës i shtetit, kusht për votimin e ndryshimeve kushtetuese e kemi vënë votimin e amandamentit të Alternativës për luftë kundër korrupsionit.

U.D. Ambasadori i Gjermanisë, nga ana e tij, ka shprehur mirëkuptim për vendimin tonë dhe na inkurajoi që të mbetemi në rrugën e integrimit europian, si e vetmja udhë që shpie në mirëqenie dhe perspektivë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga kabineti i Gashit.

Related posts

Bujar Osmani me disa takime në Londër: Rajon i qëndrueshëm dhe prosperues në fokus të Mbretërisë së Bashkuar

admin

Orban sot nis vizitën dyditore në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Nga Xhevat Limani, reagim për vërsuljen ndaj ansamblit shqiptar dhe drejtorit Tolaj

Gjyla Halili

Leave a Comment