BOTA

Duma ruse voton për pezullimin e Traktatit për arsenalin strategjik bërthamor me SHBA-në

Duma e cila është Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë ka votuar sot për pezullimin e pjesëmarrjes së Rusisë në Traktatin për kontrollimin strategjik të Armëve Bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Votimi u bë pasi presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi një ditë më herët se Rusia do ta pezullojë pjesëmarrjen në Traktatin “New Start”.

Votimi në Dhomën e Lartë të Parlamentit pritet të bëhet gjatë pasdites.

“Unë jam i detyruar të njoftoj sot se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në armët sulmuese strategjike traktat”, tha Putin gjatë fjalimit të tij të djeshëm.

Ai thotë gjithashtu se Rusia duhet të jetë gati të testojë armët bërthamore në qoftë se SHBA e bën këtë së pari.

Çfarë është traktati “New Start”

I nënshkruar në vitin 2010 nga presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Barack Obama, dhe homologu i tij rus, Dmitry Medvedev, traktati START-i Ri kufizon numrin e kokave bërthamore për SHBA-në dhe Rusinë.

Ky traktat hyri në fuqi në vitin 2011 dhe më vonë – më 2021, kur presidenti i SHBA-së, Joe Biden, mori detyrën – u zgjat edhe për pesë vjet të tjera. Përmes këtij traktati angazhohen inspektorë amerikanë dhe rusë për t’u siguruar që të dyja palët po e respektojnë traktatin, raporton REL.

Sipas marrëveshjes, Moska dhe Uashingtoni zotohen të vendosin jo më shumë se 1.550 koka bërthamore strategjike dhe maksimumi 700 raketa dhe bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Secila palë mund të kryejë deri në 18 inspektime në vit në vendet strategjike të armëve bërthamore për t’u siguruar që pala tjetër po e respekton traktatin.

Related posts

“Albania”, më e kërkuar/ Rezulton fjala e dytë më e kërkuar në internet nga italianët

admin

Përshkallëzon tensionet mes Rusisë dhe Polonisë

admin

Gjermanisë do t’i mungojnë pesë milionë punëtorë deri në vitin 2060

admin

Leave a Comment