BOTA

Më 7 Maj Në New York Mbahet Panairi I Dytë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Për të dytin vit radhazi do të organizohet në New York panairi shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”. Aktiviteti për herë të parë u organizua vitin e kaluar me rastin e bashkëemërtimit të rrugës “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” Një ngjarje që  u ndoq nga mijëra të pranishëm, familje dhe fëmijë shqiptarë të cilët përjetuan gëzimin e muzikës tradicionale shqiptare, vallëzimit, ushqimit e shumë të tjera.

Qëllimi i këtij aktiviteti është të përkujtojë historinë dhe trashëgiminë tonë të pasur.

Shoqata shqiptaro-amerikane Dora e Hapur organizatorja kryesore e këtij panairi njofton se këtë vit janë mbi 100 organizata shqiptare po mbështesin panairin e Rrugës Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Panairi do të mbahet më 7 maj 2023 ora 12:00 – 18:00 në Arthur Ave & Crescent Ave Bronx, NY.

Banner

Related posts

Smith, i përfshirë në të paktën 8 beteja sekrete gjyqësore në hetimet e ish-presidentit Trump

admin

Ministria britanike: Trupat e Wagnerit pritet të stërvisin forcat bjelloruse

admin

Vazhdojnë hetimet për avionin e rrëzuar në Rusi, ku besohet se vdiq shefi i Wagnerit

admin

Leave a Comment