AKTUALE

Arrestohet sulmuesi i dytë i Hristijan Pendikov

Është arrestuar sulmuesi i dytë i Hristijan Pendikov, sekretarit tË klubit bullgar “Car Boris Treti”, i cili u rrah muajin e kaluar në Ohër.

Bëhet fjalë për një person nga Manastiri, i dyshuar i cili është ndaluar nga policia e Ohrit. Sipas informacioneve fillestare ai dyshohet për lëndim të rëndë trupor.

“Më datë 21.02.2023, në ora 17, zyrtarë policorë nga RSV Ohër kanë privuar nga liria B. A. (23) nga Manastiri. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale të lëndimit të rëndë nga neni 131 i Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe do t’i dorëzohet PPSH kompetente”, thuhet në raportin e MPB-së.

Paraprakisht, sipas fondacionit bullgar “Maqedonia”, bëhej fjalë për Borçe Angelov nga Manastiri.

Ilija Spaseski, sulmuesi i parë i arrestuar i Pendikovit, nga dje nuk është më në paraburgim. Seanca gjyqësore për të është caktuar më 28 shkurt.

Banner

Related posts

29-vjeçarja humb jetën në Spitalin e Tetovës, dyshimet e para

Gjyla Halili

BDI: Pse nuk e panë me kohë dhe pse nuk e parandaluan tragjedinë në Koçanë?

Gjyla Halili

“Rrahje” për ashensorin në godinën e MTV-së

Gjyla Halili

Leave a Comment