SPORT

Modric shkëlqeu, del videoja përmbledhëse e tij (VIDEO)

Luka Modric pati paraqitje fantastike në ndeshjen që Real Madridi mposhti Liverpoolin në të tetën e Ligës së Kampionëve.

Kroati mbrëmë nuk dukej se është 37-vjeçar, duke ia përshtatur vetës thënien për verën “sa më i vjetër, aq më i mirë”.

Për kroatin, momenti më i mirë në këtë ndeshje mund të ketë qenë në minutën e 87-të, kur Carlo Ancelotti vendosi ta zëvendësonte, derisa tifozët e Liverpoolit e duartrokitnin për paraqitjen e tij.

Në fushë ishte lehtësia në të cilën ai ndërpreu një top, mposhti dy mesfushorë të “The Reds” dhe lëshoi një pasim mahnitës për Vinicius Junior, braziliani më pas e gjeti Karim Benzeman për golin e pestë.

Luka Modric

Megjithatë, në kohën kur ai u largua, duartrokitjet nga tifozët në “Anfield” ishin ndoshta nga lehtësimi sa ai po largohej, aq edhe nga respekti për performancën e tij.

Në moshën 37-vjeçare ai mund të pyesë veten se sa më gjatë mund të vazhdojë të bëjë këto paraqitje, por ai nuk tregon shenja të ngadalësimit dhe nuk është çudi që Ancelotti ia beson dirigjimin e mesfushës.

Related posts

Liga e Kampionëve vjen me dy ndeshje fantastike nesër, mësohen dy skuadrat e para që kalojnë tutje

admin

Tërmeti në Turqi: Nga rrënojat nxirren tre trupa të pajetë nga ekipi i volejbollit

admin

Dani Alves përballet me problemin e radhës

admin

Leave a Comment