SPORT

Krasniqi i gatshëm për sfidën e nesërme

Boksieri nga Kosova, me nënshtetësi gjermane, Robin Haxhi Krasniqi, nesër do të përballet me belgun Timur Nikarkhoev.

Një ditë para meçit, ai ka premtuar se do të jetë një mbrëmje e bukur boksi, ndërsa beson se luftën do ta përfundojë me fitore, madje me nokaut.

Në një prononcim për Klan Kosova, Krasniqi tha se duelin e nesërm e ka nisur për nokaut.

“Për qashtu ia kam nis, ta shohim, diçka e madhe po”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Ai, tutje tha se shikuesit nesër të presin një spektakël që nuk do ta harrojnë kurrë.

“Shikuesit të presin një spektakël që s’do ta harrojnë kurrë, një fitore të madhe dhe emocione që do t’iu qëndrojnë shumë kohë në mendje”, është shprehur Krasniq.

Lufta e James Kraft, ajo e Shefat Isufit dhe Robin Krasniqit do të transmetohet direkt në Klan Kosova dhe Artmotion që do të mbahet në “Audi Dome” në Munih të Gjermanisë.

Banner

Related posts

Joshua – Franklin, ish-kampioni tregon planin e tij

admin

Vetëm Luiza Gega na përfaqëson! Më 24 shtator në Paris mbahet Olimpiada

admin

Klubet londineze në garë për Luis Enriquen

admin

Leave a Comment