SHQIPËRI

“Shqipëria 2030”/ Rama pjesë e seminarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë

Kryeministri Edi Rama ditën e dytë të vizitës zyrtare në Japoni gjithashtu u bë pjesë e një seminari të organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë.

Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar prezantuan vizionin “Shqipëria2030”.

“Në seminarin e organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Japonisë, ku prezantuam vizionin #Shqipëria2030 si edhe sektorët me interes për rritjen e volumit tregtar dhe investimet japoneze në Shqipëri. Ishin të pranishëm disa prej sipërmarrësve shqiptarë të produkteve Made in Albania prezent në tregun japonez”, shkruan Rama në  rrjete sociale.

Kujtojmë se ai ndodhet në Japoni në një vizitë zyrtare dy ditore, në kuadër të 42-vjetorit të vendosjes zyrtare të Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Japoni.