Në rjetet sociale kanë qarkulluar video ku shihet se si në mënyrë shtazore policia kufitare e Malit të Zi malltreton qytetarë shqiptarë dhe të huaj.
Kundrejt kësaj dukurie ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan,Vilson Sinishtaj,i cili ka ka thënë se Mali i Si në thelbin e vet është Anti-Shqiptarë,dhe për këtë ai është quajtur “Nacionalist”bile dhe në ekstrem.
“Mali i Zi ka synim zbrapstimin etnik të shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore,e gjoja tash po na fton në “vllarëzërim bashkim”,ka thënë Sinishtaj.
Ndër të tjera Sinishtaj ka pyetur se si mund të votohet një kualicion që dirigjohet nga po ata që kan kan instaluar këto dukuri shtazore anti-shqiptare.
Ja postimi i plotë:
Shpesh jam kritikuar si “Nacionalist” bile edhe ekstrem, sepse unë gjithëherë kam than haptas : Mali i Zi është në thelbin e vet Anti-Shqiptar. Mali i Zi ka synim konkret zbrabstimin etnik të Shqiptarve nga trojet tona shekullore dhe tash gjoja na fton në “vllazrim bashkim”. Atëher si mund të votosh një koalicion që dirigjohet nga po ata që instaluan keto dukuri shtazore anti Shqiptare!