Rafael Nadal e ka mbështetur fituesin e Kupës së Botës, Lionel Messi, për ta fituar çmimin prestigjioz Sportisti i Vitit përpara tij, pavarësisht se fitoi Grand Slamin e 22-të në vitin e kaluar.
Dy sportistët në vitin 2022 arritën suksese të jashtëzakonshme, me tenistin që triumfoi si në Australian Open ashtu edhe në French Open, derisa futbollisti më në fund fitoi trofeun e vetëm që mungonte në sirtarin e tij, me Argjentinën në ‘Katar 2022’.
Çmimi për Sportistin e vitit nga Laureus është një çmim vjetor që nderon arritjet individuale nga bota e sportit. Ai u dha për herë të parë në vitin 2000 si një nga shtatë çmimet përbërëse të paraqitura gjatë ‘Laureus World Sports Awards’. Së fundmi këtë trofe e ka fituar kampioni i Formula 1, Max Verstappen.
Nadal, një tifoz i madh i Real Madridit, ka thënë se nuk mund të ketë tjetër fitues këtë vit, pos superyllit të Paris Saint-Germainit, Leo Messi.
“Është një nder që jam nominuar sërish për Sportistin e Vitit nga Laureus. Por, këtë vit, përpara Leo Messi, ti e meriton atë”, ka shkruar legjenda e tenisit në Instagram.