SHOWBIZ

Gjërat mesa duket po bëhen më serioze mes Kendall Jenner dhe Bad Bunny, zbulohen detaje të reja

Kendall Jenner dhe Bad Bunny u panë së fundmi duke dalë nga një restorant në Los Anxhelos.

Wally’s i famshëm ishte vendi i duhur për këtë takim, ndërsa në fund largoheshin përmes hyrjeve të veçanta. Me sa duket, Justin dhe Hailey Bieber ishin gjithashtu në restorant dhe burimet që folën për Page Six spekulojnë se mund të kishte qenë një takim i dyfishtë.

 

Kendall Jenner dhe Bad Bunny janë parë duke dalë nga dyer të ndryshme të restorantit. Më herët atë ditë, Kendall u përball me një paparac i cili e pyeti nëse këngëtari i hitit “Titi me preguntó” ishte një puthës i mirë, pyetje ndaj të cilës Kendall heshti.

Ata të dy janë parë së bashku duke u shoqëruar dhe padyshim, ka gjithmonë vend për spekulime në podcastin “Deux U” thuhej: “Modelja e famshme u pa duke luajtur hokej me Bad Bunny. Më pas Kendall u largua nga klubi, hipi në makinën e saj, dy minuta më vonë doli edhe makina e Bad Bunny.”

Kendall i dha fund lidhjes së saj me lojtarin e NBA-së, Devin Booker në nëntor 2022, sepse, sipas burimeve, agjendat e tyre nuk përputheshin. Sipas një burimi të brendshëm që foli për E! News thuhet: “Ajo ka qenë vërtet e zënë dhe po përpiqet ta çojë kompaninë e saj në një nivel tjetër, dhe është vërtet e fokusuar në punë tani.”


Top Channel

Related posts

Pse nxihemi disa orë pasi kthehemi në shtëpi nga plazhi?

admin

Me këtë datë publikohet bashkëpunimi mes Kidës, Lyrical Son dhe Mc Kreshës

admin

Justin Bieber përfshin Selena Gomez në ditëlindjen e tij duke i hedhur benzinë zjarrit mes dramës me Hailey Bieber

admin

Leave a Comment