SHOWBIZ

Arsyeja përse njerëzit po rrezikojnë jetën në gjueti për ‘kastravecë deti’ (fotot)

Kur dikush përmend “kastravecë deti” ajo që të vjen menjëherë në mendje është diçka e ngjashme perimen e shijshme që përdorim në sallata.

Por në fakt keto të detit janë të gjallë, dhe megjithëse mund të duken të vegjël, konsiderohen me shumë vlerë.

Në thellësitë e deteve besohet se ka rreth 1,250 specie të ndryshme kastraveci deti.

Ekologu detar amerikan Steven Purcell – një nga ekspertët më në zë të kastravecëve të detit – shpjegon së fundmi se ata janë “kafshë shumë të çuditshme”.

Madje nëse dëshironi të blini një kilogramë kastravecë deti mund t’ju kushtojë deri në $3,000.

Çmimi i tyre i lartë lidhet me faktin se ata janë konsumuar prej kohësh nga elita e Azisë dhe konsiderohen një delikatesë.

“Por në vitet 1980 kërkesa për ta shpërtheu dhe rritja e klasës së mesme në Kinë shtoi kërkesën e mallit të luksit. Sot ato shiten të thara e të paketuara, duke u përdorur si dhurata apo për raste të veçanta.

Sa më shumë gjemba të ketë kastraveci detit aq më i lartë është çmimi i tij, ndërsa një kg të tilla nga Japonia kushtojnë deri në $3,500.

Në Azi mishi i tyre besohet se kuron problemet me kyçet si artriti madje dhe kancerin e problemet me qarkullimin e gjakut. Prandaj çdo vit më shumë kafshë të tilla , mblidhen nga deti dhe zhytësat duhet të zbresin gjithnjë e më thellë për t’i kapur ato.

Purcell shton: “Disa vende bëjnë kapjen e karkalecave pa trajnimin e duhur dhe zhytësat pësojnë paraliza apo aksidente të tjera gjatë gjuetisë”.

Duke u përpjekur të mbajnë ritmin e kërkesës, disa vende kanë nisur t’i kultivojnë ato dhe jo t’i kërkojnë më në gjueti.


Top Channel

Related posts

Georgina Rodriguez pranon mes lotësh se pësoi tri aborte para humbjes tragjike të djalit të saj Angel

admin

EMA nis hetimin e ilaçeve që përmbajnë pseudoefedrin, mund të sjellin probleme me zemrën dhe goditje në tru

admin

“Jada e lëndoi atë më shumë sesa ai mua…”/ Chris Rock thyen heshtjen pas shuplakës nga Will Smith në Oscar!

admin

Leave a Comment