SHOWBIZ

Të zbulosh tradhtinë me një shishe uji, videoja e TikTok ju vjen në ndihmë

Së fundmi një TikTok-er ka ngjallur një debat në internet pas pretendimeve se një hile e tij me një shishe uji mund të ekspozojë nëse dikush po ju tradhton.

Daniel Hentshcel, nga Los Angeles u bë viral në TikTok kur ndau mënyrën e tij të pazakontë të testimit të besimit të partnerëve.

Ylli i mediave sociale i cili ka rreth 995,000 ndjekës në platformë u bëri thirrje shikuesve të merrnin një shishe uji nga një dyqan. “Blini një shishe uji të përdorur nga Goodwill që teorikisht mund t’i përkasë kujtdo”, ka shkruar ai. Më pas, rekomandon ta vendosni atë diku në makinën e partnerit tuaj dhe të pretendoni se sapo e keni parë aty.

@danhentschel Is your partner cheating? TEST #cheating #couple #relationship ♬ original sound – Daniel Hentschel

Duke i udhëzuar shikuesit saktësisht se çfarë të bënin më pas, Danieli u thotë që t’ia dorëzojnë shishen partnerit e t’i thonë: “Merre shishen tënde të ujit”.

Nëse partneri nuk ka asgjë për të fshehur, menjëherë do të thotë se shishja nuk është e tij. “Nëse ndërkohë tradhtojnë, për të mbuluar gjurmët, do të thonë se shishja është e tyre”, vazhdon ai.

Kjo metodë sipas Danielit, mund të përdoret edhe me sende të tjera në shtëpi. Videoja e tij grumbulloi më shumë se 7 milionë shikime përgjatë 24 orëve.


Top Channel

Banner

Related posts

Gold AG shfaqet bashkë me Xhakën, Shaqirin dhe Jasharin përpara ndeshjes së Kosovës me Zvicrën

admin

Theu 30 kocka nga aksidenti me borëpastruesen, Jeremy Renner zbulon se donte të ndihmonte nipin 

admin

Simboli i festës së Bajramit, njihuni me historinë e bakllavasë

admin

Leave a Comment