AKTUALE

Sekuestrimi i 22.500 ton naftë në Durrës, VOA: Dyshohej se vinte nga Rusia. Ishte porositur nga një kompani shqiptare me bazë në…

Banner

 

Në Shqipëri, policia e Durrësit njoftoi sot se ka bllokuar një anije me 22.500 ton naftë, origjina e së cilës dyshohet të jetë Rusia. Anija “Grace Felix”, me flamur liberian, ndodhej prej disa ditësh afro 5 milje nga bregu i Durrësit dhe kishte nisur procedurat për shkarkimin e naftës, vlera e përafërt e së cilës, sipas bursës, shkon në mbi 18 milionë dollarë.

Sipas dokumentacionit të paraqitur, anija ishte nisur nga Azerbajxhani dhe më pas është ngarkuar me naftë në portin Kallamata, Greqi, nga një anije tjetër. Por policia tha se kishte “dyshime të arsyeshme” se sasia e naftës e kishte “origjinën nga vendet nën embargo dhe ishte e kontrabanduar, pasi nuk disponohej dokumentacion i rregullt”. Për pasojë është bërë sekuestrimi i sasisë së karburantit dhe i dokumentacionit të lundrimit, ndërkohë që kapiteni dhe 22 anëtarë të ekuipazhit janë ndaluar në pritje të verifikimeve të mëtejshme.

 

Mësohet se nafta ishte porositur nga një kompani shqiptare me bazë në Elbasan./VOA

Banner

Related posts

Seancë e Këshillit Gjyqësor, në rend dite pensionimi i gjyqtarëve, ankesat dhe përcaktimi i përgjegjësisë

Gjyla Halili

Mbrojtja e florës dhe faunës në Malin Sharr – detyrë që i tejkalon kufijtë e ekologjisë 

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Pas njëzet vitesh shkatërrim të komunës, tani kërkon edhe katër!

Gjyla Halili

Leave a Comment