SPORT

Llapit i rikthehen tre futbollistët kyç për takimin ndaj Dukagjinit

Banner

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina nuk do ta ketë asnjë hendikep për ndeshjen kundër Dukagjinit në mesjavë. Skuadra llapjane do të jetë e kompletuar për takimin që zhvillohet në Klinë.

“Bardhekaltrit” kanë mbajtur sot seancën e radhës stërvitore, ndërsa kanë njoftuar se tre futbollistët e suspenduar për shkak të kartonëve i janë bashkuar grupit të futbollistëve.

Francisco Rivera, Gerhard Progni dhe Fernandinho kanë lënë prapa suspendimet dhe do të jetë të gatshëm për ballafaqimin kundër Dukagjinit.

“Pas një dite pushimi të merituar, skuadra sot është rikthyer në seancat stërvitore për ndeshjen e së enjtes ndaj Dukagjinit. Për ndeshjen me Dukagjinin skuadra ndihet e kompletuar pasi i rikthehen Francisco Rivera, Gerhard Progni e Fernandinho, të cilët ishin të suspenduar me kartonë në ndeshjen e fundit ndaj Trepçës ’89”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Dukagjini dhe Llapi do të përballen të enjten në stadiumin “18 Qershori” në Klinë me fillim nga ora 13:00 në takimin e vlefshëm për javën e 21-të kampionale.

Dukagjini ka 25 pikë në pozitën e gjashtë, ndërsa Llapi renditet një vend më lartë me një pikë më shumë.

Banner

Related posts

Ndryshon formati i “Abissnet Superiore 2023-2024”, miratohet nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

admin

Sulmohet fizikisht pas emisionit trajneri dhe analisti i njohur kosovar, Faruk Statovci

admin

Jorginho kujton një “histori” me Xhakën

admin

Leave a Comment