SPORT

FIFA zbulon tre kandidatët për futbollistin më të mirë të vitit 2022

Në gara mbrëmjen e 27 shkurtit, në Paris, do të ndahen një sërë çmimesh, ndërsa me interesim më të madh pritet ai për futbollistin më të mirë.

FIFA ka përcaktuar tre kandidatët përfundimtarë për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit 2022, lojtarë këta që janë në “podium”, pas performancave dhe trofeve që kanë fituar vitin e shkuar.

Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, nga PSG dhe “bomberi” francez nga Real Madrid, Karim Benzema janë tre të nominuarit e fundit në “garë” për një ndër trofetë më të rëndësishëm, në aspektin personal të karrierës.

Ceremonia për shpalljen e fituesit do të mbahet mbrëmjen e 27 shkurtit në Paris, ndërsa kujtojmë se vitin e shkuar “më i miri” i FIFA u shpall Robert Lewandowski, i cili la pas Lionel Messin dhe “faraonin”, Mohammed Salah.

Banner

Related posts

“Dardanët” vazhdojnë stërvitjet, zhvillojnë ndeshje kontrolluese

admin

Egnatia, mësohen çmimet e biletave për Inter-in

admin

Sonte zhvillohet ndeshja që “eklipson” Ligën e Kampionëve

admin

Leave a Comment