SPORT

Duel spektakolar me 7 gola, Messi ia dhuron fitoren PSG-së kundër Lille

Ylli argjentinas Lionel Messi ka realizuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 95-të, duke ia siguruar Paris Saint-Germainit fitoren në shtëpi ndaj Lilles me rezultatin 4:3.

Ndeshja i takoi xhiros së 24-të të Ligue 1 të Francës.

Kylian Mbappe realizoi dy gola për PSG-në në minutat 11 dhe 87, ndërsa Neymar realizoi një në minutën e 17-të.

Neymar pësoi lëndim gjatë ndeshjes.

Te Lille realizuan Bafode Diakite (24’), Jonathan David (58’ penallti) dhe Jonathan Bamba (69).

Edon Zhegrova ishte në stol por nuk u aktivizua.

Banner

Related posts

Goli i Rashanit vendimtar në barazimin e Clermontit

admin

Fjalët e para të Sophie Sorschag, e cila do ta përfaqësojë Kosovës në ski

admin

Ish-ylli i Francës e mohon statusin e Griezmann si legjendë e kombëtares

Gjyla Halili

Leave a Comment