SPORT

Daku reagon pas përfshirjes në listën e Shqipërisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj dy ndeshjet e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Shqipëria do të luajë në udhëtim ndaj Republikës së Çekisë më 7 shtator, kurse pas tre ditësh e pret Poloninë.

Përzgjedhësi Sylvinho publikoi sot listën me futbollistë e ftuar për këto ndeshje, ku nuk mungojnë risitë.

Mirlind Daku, ish-reprezentuesi i Kosovës, është pjesë e listës dhe i gatshëm për të debutuar me “Kuqezinjtë”.

Pas ftesës që mori, 25-vjeçari reagoi edhe përmes llogarisë së tij në “Facebook”.

“Plani i Zotit”, ishte njëri postim i bërë nga Daku, i shoqëruar me flamurin shqiptar dhe një zemër.

Ai gjithashtu publikoi një fotografi nga fëmijëria, ku shihet me fanellën e Shqipërisë.

Daku shkruan: “Që nga dita e parë”.

/BotaSot/

Banner

Related posts

​Federata e Xhudos pajiset me 448 m2 tatami në vlerë prej 21 mijë eurove

admin

Besa ia kujton Taib Kabashit trajnerin më të trofeshëm, që ka gati 2-fishin e trofeve më shumë se ai

admin

Kosova U-19 barazon në duelin e dytë me Shqipërinë

admin

Leave a Comment