SPORT

Reali kthehet me tri pikë, i “afrohet” Barcelonës

Real Madrid është kthyer me tri pikë nga udhëtimi te Osasuna, ndaj së cilës ka fituar me rezultat 2:0.

Pjesa e parë ishte e barabartë me të dyja skuadrat që kishin raste. Rastin e parë e pati Vinicius Junior në minutën e 10-të, por portieri vendas ishte në vend.

Në anën tjetër ishte Ante Budmir që kishte dy raste në minutat 15’ dhe 43’, por pa sukses.

Reali e nisi fuqishëm pjesën e dytë, duke radhitur rastet. Rodrygo provoi i pari, ndërsa Vinicius dy herë pas tij, por pa sukses.

Në minutën e 63-të, Osasuna goditi shtyllën me Moi Gomez. “Mbretërit” morën epërsinë në këtë ndeshje në minutën e 79-të, kur Fede Valverde shënoi gol për 1-0.

Pak pa u mbyllur ndeshja Vinicius Junior shënoi për 2-0, por goli u anulua nga VAR. Por në kohën shtesë, mbretërit shënuan sërish me Marco Asension për 2-0.

Me këtë fitore, Real Madridi i afrohet Barcelonës në pesë pikë, me katalunasit që kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

Cassano: Ja kush kalon mes Real dhe Cityt e Inter – Milan

admin

Amir Rrahmani shënon supergol – SHQIP.com

admin

Rruga drejt Kupës së Botës 2027 në basketboll: Kosova në vazon e dytë

admin

Leave a Comment