BOTA

Disa mjekë në Rumani po akuzohen për ripërdorimin e implanteve të nxjerra nga pacientët e vdekur

Disa mjekë të dyshuar për marrjen e implanteve mjekësore nga kufomat dhe ripërdorimin e tyre në pacientët e gjallë, po përballen me një hetim penal në Rumani.

Një nga pesë mjekët e akuzuar është arrestuar për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti.

Sipas prokurorëve, një mjek i paidentifikuar mbikëqyri një rrjet prej katër mjekësh të tjerë që i dorëzuan implantet kardiake të marra nga pacientët e vdekur pa miratimin nga familjarët e tyre.

Prokurorët pretendojnë se një mjek ka kryer 238 procedura që prej vitit 2017, duke përdorur në mënyrë të paligjshme implante të nxjerra nga pacientët e vdekur ose ata me origjinë të panjohur, duke i vënë pacientët e gjallë në rreziqe për vdekje.

Sistemi i kujdesit shëndetësor i Rumanisë, një nga më pak të zhvilluarit brenda Bashkimit Evropian, është goditur nga korrupsioni dhe joefikasiteti, shkruan Independent.

Rumania renditet si një nga vendet që shpenzon më pak për kujdesin shëndetësor në BE, si dhe dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë kanë emigruar për kushte më të mira pune dhe pagë më të lartë.

Banner

Related posts

SHBA: Balona kineze ishte e aftë për të mbledhur inteligjencë

admin

Junta e Nigerit i kërkon ndihmë Wagner-it rus për ta mbajtur pushtetin

admin

Censurohet nëpër shkollat angleze “Romeo dhe Zhuljeta”, shkak përmbajtjet seksuale/ Pas nuk mbeten as veprat e tjera të Shekspirit

admin

Leave a Comment