SPORT

Beckham po e shtyn Messin drejt “mëkatit”

Çdo ditë që kalon shpresat për ta parë Lionel Messin në MLS (Major League Soccer) rriten. Edhe në Paris ka filluar të kenë njëfarë skepticizmi për rinovimin e kampionit argjentinas.

“Le Parisien” ka zbuluar një prapaskenë për kampionin e madh të Albiceleste, i cili tashmë është kontaktuar nga një klub amerikan. Ditët e fundit, babai i Leo Messit ka mohuar rikthimin e tij në Barcelonë, ndërkohë që bëhet e besueshme, përtej ofertave arabe, mundësia që Messi të mund ta përfundojë karrierën në SHBA.

Sipas shtypit francez, David Beckham, ish-kapiteni i Anglisë, dëshiron absolutisht ta marrë numrin 10 më të famshëm në botë tek Inter Miami. Do të ishte një goditje e bujshme, jo vetëm për amerikanët, që po përgatiten të organizojnë edicionin e ardhshëm të Botërorit, por edhe për komunitetin e Amerikës Latine të pranishëm në Miami.

Klubi i Beckham, me mbështetjen e disa sponsorëve prestigjiozë, do të ishte gati t’i bënte një ofertë të rëndësishme futbollistit të Paris Saint Germain. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për marrjen e një vendimi. Pas kaq shumë vitesh të kaluara në Evropë, Messi mund të vendosë të spostohet në anën tjetër të oqeanit, duke pranuar ofertat nga MLS.

Related posts

Milan luan sezonin brenda 5 ditësh

admin

Seferi thërret tifozët kuq e zi: Kemi nevojë për ju

admin

Aguero zbulon “aksidentalisht” skuadrën e re të Messit

admin

Leave a Comment