BOTA

Harris: Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit

Shtetet e Bashkuara kanë “përcaktuar zyrtarisht” se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit në Ukrainë, ka thënë zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Harris akuzoi Rusinë për “akte të tmerrshme të vrasjes, torturës, përdhunimit dhe dëbimit” që nga pushtimi i saj.

Udhëheqësit botërorë në konferencë bënë thirrje për mbështetje afatgjatë të Ukrainës. Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak tha se tani ishte koha për të “dyfishuar” mbështetjen ushtarake.

Kryeministri argumentoi se aleatët perëndimorë duhet të fillojnë të planifikojnë për sigurinë e ardhshme të Ukrainës, si dhe të dërgojnë armët që i nevojiten për të mbrojtur veten tani.

Konferenca në Gjermani vjen pasi afrohet njëvjetori i pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt.

Harris tha në konferencë se autorët e krimeve të dyshuara ruse në Ukrainë duhet të mbahen para përgjegjësisë.

“Veprimet e tyre janë një sulm ndaj vlerave tona të përbashkëta dhe njerëzimit tonë të përbashkët“, tha ajo.

OKB-ja i përkufizon krimet kundër njerëzimit si një “sulm i përhapur ose sistematik” ndaj një popullsie të caktuar civile, shkruan BBC.

Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur të ketë shënjestruar civilët gjatë pushtimit të saj.

Banner

Related posts

Japonia, vendi ku punëtorëve nuk iu është rritur rroga që 30 vjet

admin

“Vilnius”/ NATO, 300 mijë trupa në gatishmëri të lartë dhe paketë të fortë për Ukrainën! Plan mbrojtje kundër Rusisë dhe terrorizmit

admin

SHBA: S’ka shenja jashtëtokësorësh në objektet e rrëzuara

admin

Leave a Comment