Përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social Facebook, Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë, Artan Grubi ka reaguar ndaj shpifjeve dhe akuzave të pabazuara në fakte të VMRO-DPMNE-së.
Ju sjellim të plotë reagimin e Zëvendëskryeministrit të parë të Qeverisë, Artan Grubi:
Shpifjet, akuzat, sulmet nuk kanë të ndalur, por gjersa jam figurë publike, i pres dhe do të përballem me fushatën nxitëse dhe shpifëse, në media e në gjyq, por nuk e besoja se kaq të ulët mund të jeni, me sulme ndaj familjarëve të mi pa asnje bazë e pa asnjë arsye, të cilët veprojne në sektorin privat shumë më herët se sa unë ti bashkangjitem politikës.
Akuzat dhe shpifjet e sotme të VMRO DPMNE-së dhe të djeshme të eksponentëve shqiptar dhe shokëve të tyre të njohur në rastet Alfa, Monstra dhe Lagjja e Trimave, përveç se janë gënjeshtra pa asnjë fakt dhe paraqesin politikë të nivelit më të ulët të mundur, janë të mirë koordinuara dhe vazhdimësi e fushatës së tyre të përbashkët për ta dëmtuar BDI-në, Kryetarin, mua dhe eksponentët e lartë të BDI-së, si dhe rrugën reformuese e integruese nëpërmjet të aleancës për Europë përballë forcave izoluese të prira nga VMRO dhe të ndihmuara nga disa shqiptarë për fat të keq, të cilët janë vënë në shërbim të plotë të këtyre përpjekjeve kundër forcave proeuropiane.
Këto akuza, dhe të tjera që po i plasojnë nëpërmjet të këtyre eksponentëve, si kredia dhe hipoteka e vëllaut për objekt afarist për biznesin e tij 20 vjeçar, janë prezente tashmë më tepër se një vit në opinion dhe asnjë nga propaganduesit, shqiptar e maqedonas, nuk dorëzon “dëshmitë” e tyre në institucione, por shpifjet i përdorin për fushata politike, rrënim të reputacionit dhe defokusim.
E inkurajoj koalicionin izolues dhe shpifës të prirë nga VMRO, Levica dhe ato shqiptarë qe u jane vënë në shërbim, të denoncojnë në institucionet përkatëse çdo dëshmi për çfarëdo krimi eventual të cilin ata e pretendojnë.
Këto shpifje dhe akuza nuk do të më ndalojnë asnjëherë, as mua, as shokët e mi e as BDI-në, që ta demonopolizojmë çdo monopol kriminal që ata e kanë krijuar, që të liberalizojmë çdo treg dhe t’ua ndalim çeshmet atyre!
Do të vazhdojmë me vendime dhe politika të guximshme të cilat mund të cënojnë interesa individuale dhe grupore kriminale, por janë të mira për shtetin dhe për qytetarët në transparencë të plotë”.