BOTA

Koreja e Veriut përshkallëzon provokimet, lëshon raketën interkontinentale

Një ditë pasi kërcënoi SHBA dhe Korenë e Jugut që të mos mbajnë stërvitje ushtarake pranë brigjeve të saj, Koreja e Veriut shton më tej provokimet duke testuar një raketë interkontinentale.

Arma e rrezikshme, sipas autoriteteve japoneze fluturoi për 66 minuta për të rënë më pas në Detin e Japonisë. Ajo nuk ka shkaktuar dëme kolaterale.

Koreja e Veriut paralajmëroi një hakmarrje të paprecedentë ndaj çdo stërvitje ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA.

Stërvitjet vjetore mes dy vendeve do të fillojnë muajin e ardhshëm. Ato janë organizuar për të shmangur kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut.

Por Pheniani këmbëngul se stërvitjet janë në përgatitje për të pushtuar Korenë e Veriut, raporton Nbcnews.

Raketa e së shtunës, e cila është e para që lëshohet për këtë vit, ra në perëndim të Hokkaido, në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Banner

Related posts

Një i vrarë pas shkëmbimit të zjarrit në një kamp në Bregun Perëndimor

admin

Zvicra drejt pagesës 50 franga për ata që shkojnë pa termin në emergjencë

Gjyla Halili

Çështja Hunter Biden, avokatët: Marrëveshja mbi akuzat për armëmbatje pa leje mbetet në fuqi

admin

Leave a Comment