BOTA

Koreja e Veriut përshkallëzon provokimet, lëshon raketën interkontinentale

Një ditë pasi kërcënoi SHBA dhe Korenë e Jugut që të mos mbajnë stërvitje ushtarake pranë brigjeve të saj, Koreja e Veriut shton më tej provokimet duke testuar një raketë interkontinentale.

Arma e rrezikshme, sipas autoriteteve japoneze fluturoi për 66 minuta për të rënë më pas në Detin e Japonisë. Ajo nuk ka shkaktuar dëme kolaterale.

Koreja e Veriut paralajmëroi një hakmarrje të paprecedentë ndaj çdo stërvitje ushtarake midis Koresë së Jugut dhe SHBA.

Stërvitjet vjetore mes dy vendeve do të fillojnë muajin e ardhshëm. Ato janë organizuar për të shmangur kërcënimet bërthamore në rritje të Koresë së Veriut.

Por Pheniani këmbëngul se stërvitjet janë në përgatitje për të pushtuar Korenë e Veriut, raporton Nbcnews.

Raketa e së shtunës, e cila është e para që lëshohet për këtë vit, ra në perëndim të Hokkaido, në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë.

Banner

Related posts

Kontrolli i Prigozhinit mbi grupin Wagner, i paqartë

admin

Qeveria greke betohet mbi ungjill! Anëtarët e ekzekutivit bekohen nga kryepeshkopi

admin

ShBA rrëzon edhe një tjetër trup të paidentifikuar në hapësirën ajrore të Kanadasë

admin

Leave a Comment