AKTUALE

Ministri Shaqiri të riut Ismaili i uroi​ edhe shumë tituj në kërcimin modern

Andi Ismaili, nga Gostivari disa herë kampion i botës në kërcim modern, i​ premtoi​ ministrit të Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri se në të ardhmen do të fitojë edhe shumë tituj të tjerë.​ Në takimin e sotëm ai​ kujtoi​ disa nga momentet më interesante nga garat botërore, ku tanimë prej disa vitesh po dëshmon se është një talent i jashtëzakonshëm.

“Vallëzimi është jeta ime. Më pëlqen shumë të kërcej dhe nuk e kam të vështirë të ushtrohem fort.​ Sigurisht, është e vërtetë që ju jeni konkurrenti juaj më i madh. Prandaj gjithmonë e​ përsërisë​ me vete, ‘Hard work makes the dream work’“,​thotë Ismaili, duke falënderuar trajnerët e tij për të gjitha sukseset e deritanishme.

Duke i uruar të qëndrojë dhe të vazhdojë të arrijë ëndrrat e tij, ministri Shaqiri theksoi se Ministria është gjithmonë e hapur për të rinjtë, dëgjon zërin e tyre dhe është e fokusuar në nevojat e tyre.

Banner

Related posts

Festohet 5-vjetori i Këshillit të ambasadorëve shqiptar

admin

Mucunski do të takohet me ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë Berbok

Gjyla Halili

Ismaili në Tetovë mbledh kryesinë e asamblesë së gruas në ASH

Gjyla Halili

Leave a Comment