BOTA

Kryediplomati kinez: Reagimi i SHBA-ve ndaj balonës ‘absurd dhe histerik’

Kryediplomati kinez, Wang Yi, ka reaguar në lidhje me balonat kineze dhe akuzat se shteti i tij po i përdor ato për të përgjuar dhe spiunuar SHBA.

Ai u shpreh se rrëzimi i balonës nga SHBA është një gjest “absurd dhe histerik”, si dhe një abuzim të përdorimit të forcës.

Kjo nuk tregon se SHBA është e fortë; përkundrazi tregon se është i dobët. Kjo ishte një përpjekje për të larguar vëmendjen nga problemet e brendshme të administratës Biden”, tha Wang Yi në fjalën e tij në konferencën e sigurisë në Mynih.

Wang tha gjithashtu se Kina po përgatitet të paraqesë një dokument në lidhje me qëndrimin e saj mbi Ukrainën që do të nënvizonte parimet e integritetit territorial dhe sovranitetit. /The Guardian

Banner

Related posts

Mbi 45 mijë të vdekur nga tërmetet në Turqi dhe Siri

admin

OKB: Vendet e pasura përdorin taktika “grabitqare” ndaj popujve të varfër

admin

“Incidenti, i pashmangshëm”/ Ish-spiuni i MI6: Një kontratë për ‘kokën’ e Prigozhin rezultonte në Rusi

admin

Leave a Comment