SHOWBIZ

Tetë ushqime të shëndetshme që mund të jenë toksike për ju

E megjithatë, në rrethana të caktuara mund të ndodhë që edhe disa nga ushqimet që ne i shohim si të shëndetshme mund të jenë potencialisht të rrezikshme nëse i konsumoni në sasi të tepërta ose nëse nuk përgatiten siç duhet.

Por cilat ushqime të shëndetshme janë të afta të paraqesin një potencial rrezikshmërie? Pse ndodh kjo? Dhe cila është mënyra më e mirë për t’u siguruar që po konsumoni ushqime të sigurta?

Sipas burimeve të AgroWeb.org, shkaktarët e zakonshëm janë alergjitë ushqimore të padiagnostikuara ose të panjohura, ose kur një alergjent ushqimor gëlltitet pa dashje, kur ushqimi që është prishur ose nuk është gatuar siç duhet, nëse jeni shtatzënë e të tjerë.

Në vazhdim AgroWeb.org ju njeh se cilat ushqime të shëndetshme ndonjëherë mund të japin pasoja toksike apo edhe fatale dhe si të vazhdoni t’i shijoni ato në mënyrë të sigurt.

Orizi kaf

Orizi kaf mund të konsiderohet si një drith i plotë me lëndë ushqyese, por ai mund të përmbajë gjithashtu arsenik inorganik. Dhe sipas të dhënave të AgroWeb.org, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj arsenikut mund të rrisë rrezikun për sëmundje të zemrës, diabetin e tipit 2, si dhe kancerin e lëkurës, fshikëzës dhe mëlçisë. Çelësi për të konsumuar oriz kaf dhe produkte me bazë orizi kaf pa u shqetësuar është të jeni të vetëdijshëm se sa shpesh i konsumoni dhe të mos e teproni.

Butakët

Midhjet, gocat e detit, molusqet, gaforrja, karkalecat dhe produkte të tjera të ngjashme, mund të jenë një potencial helmimi. Kjo mund të shkaktohet nga organizma të vegjël detarë që gëlltiten nga butakët kur ata janë ende në det. Simptomat e helmimit mund të përfshijnë marramendje, humbje afatshkurtër e kujtesës, diarre, të vjella, dhimbje barku dhe në raste më të rënda, vështirësi në frymëmarrje, konvulsione, e madje mund të çojë në fatalitet.

Djathi i papasterizuar

Djathi i papasterizuar mund të jetë potencialisht toksik, sepse pa sterilizimin që ofron pasterizimi, ai mund të jetë një “shtëpi” për sëmundjet dhe bakteret e shkaktuara nga ushqimi me pasoja serioze.

Disa fruta të catuara

Frutat si qershitë, mund të jenë helmuese nëse ju i konsumoni me gjithë bërthamë. Gjithashtu fruta të tjera si pjeshkët, kajsitë dhe kumbullat mund të jenë toksike, sepse përmbajnë përbërës që trupi juaj mund t’i shndërrojë në helme. Megjithatë, rreziku vjen për shkak të konsumimit të bërthamave, dhe duhet të konsumoni sasi shumë të larta për t’u helmuar.

Mjalti

Edhe pse mjalti mund të ofrojë një sërë përfitimesh shëndetësore, kur nuk pasterizohet, ky ëmbëlsues mund të përmbajë alkaloide helmuese që mund të shkaktojnë dhimbje koke, marramendje, nauze dhe të vjella. Mjalti mund të jetë gjithashtu i ndjeshëm ndaj ndotjes nga metalet e rënda nga arseniku, zhiva, kadmiumi dhe plumbi.  Përbërës, që mund të çojnë në paralizë dhe madje edhe vdekje.  Ai mund të jetë i rrezikshëm në veçanti për foshnjat nën 1 vjeç, për shkak se përmban një bakter të quajtur C. botulinum që mund të shkaktojë një sëmundje të rrallë por vdekjeprurëse.

Filizat

Filizat dihet se janë një ushqim i shëndetshëm i pasur me fibra, vitamina dhe minerale, të ulëta në natrium, yndyrë dhe kalori. Por ato mund të jenë toksike kur nuk lahen plotësisht përpara konsumit. Ngrohtësia dhe të lagështa të nevojshme për rritjen e filizave, por janë gjithashtu kushtet ideale për rritjen e mikrobeve. Ngrënia e filizave të papërpunuara ose të ziera lehtë, mund të çojë në helmim ushqimor nga salmonela, E. coli ose listeria. Zierja e plotë e tyre vret mikrobet e dëmshme dhe zvogëlon mundësinë e helmimit nga ushqimi.

Kokoshkat në mikrovalë

Veshja e qeseve prej letre kur futet në mikrovalë, shpërbëhet në një mënyrë që mund të kontaminojë kokoshkat me përbërës toksikë.  Shumë prej tyre janë shkaktarë për disa lloje kanceri. Prandaj është mirë të shmangni ngrohjen e tyre sëbashku me këto qese.

Si të qëndroni të sigurt?

Me çdo gjë që ne hamë jemi të ekspozuar ndaj rrezikut nga helmimi, prandaj është e rëndësishme të mbani mend se është doza ajo që e bën helmin. Për shumë nga këta shembuj, toksiciteti mund të jetë shqetësues nëse një person ha në sasi të mëdha. Helmimi nga ushqimi është shpesh rezultat i përgatitjes ose trajtimit jo të duhur. Duhet të dini se bakteret shumohen më shpejt ndërmjet 4°- 60°C. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të ndiqni rregullat e higjenës ndërsa gatuani. /AgroWeb

Related posts

Bes Kallaku në lidhje të re dashurie?

Gjyla Halili

Ky është efekti qetësues i kafesë

admin

Ronaldo kualifikohet me Al Nassrin në Ligën e Kampionëve të Azisë

admin

Leave a Comment