BOTA

ShBA: 30 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se deri tani 30 mijë ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Një pjesë e madhe e tyre janë pjesë e grupit “Wagner”.

Grupi i mercenarëve ka qenë i përfshirë shumë në ofensivën ruse rreth Bakhmut dhe Soledar në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore.

Grupi ka një numër të lartë të të burgosurve të cilët u liruan nga burgu me premtimin e lirisë pas disa muajsh luftë në Ukrainë.

Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se 90% e ushtarëve të grupit “Wagner” të vrarë në Ukrainë që nga dhjetori ishin të dënuar.

Banner

Related posts

Fotolajm/ Zelensky mbërrin në Sllovaki, tur takimesh përpara Samitit të Vilniusit

admin

Siri, sulmi ajror amerikan eleminon një udhëheqës terrorist

admin

Superjahti që përdorte Princeshë Diana fundoset në Mesdhe

admin

Leave a Comment