SHOWBIZ

Zgjidhet më në fund misteri i ‘mumjes së shenjtë sirenë’ në Japoni (fotot)

Gojëdhana e një mumjeje të lashtë “sirenë” duket se është zgjidhur pas studimit një vjeçar të shkencëtarëve mbi objektin e rrallë.

Mumja që besohet se është gjetur në oqeanin Paqësor, pranë ishullit japonez të Shikoku, mes viteve 1736 e 1741 – është adhuruar prej dekadash për veçantinë e saj.

Sipas disa detajeve makabre të folklorit, krijesa rreth 30 cm e gjatë, ‘i fal pavdekshmërinë atyre që hanë mishin e saj’, shkruan rrjeti britanik Metro.

Ajo ka dy duar që zgjaten lart fytyrës së ngërdheshur, dhe disa qime janë ende të dukshme në kokë. Dhëmbët në gojën e mumjes janë me majë dhe në fund të trupit është tipari më i veçantë, ai i bishtit të ngjashëm me atë të peshqve.

Zbulimi që ka habitur shkencëtarët qëndron zakonisht prej vitesh në tempullin Enjuin në qytetin japonez të Asakuchi.

Nuk është e qartë sesi mumja erdhi këtu por kryeprifti i vendit Kozen Kuida, thotë se është nxjerrë në pamje në një vitrinë xhami rreth 40 vjet më parë, ndërsa tani mbahet në një kasafortë anti-zjarr.

“Ne e kemi adhuruar atë, duke shpresuar se do të na lehtësojë vuajtjet, sado pak”, thotë kryeprifti Asahi Shimbun, për mediat vendase.

Por muaj e fundit studiuesit kanë punuar duke e kaluar atë në një seri testimesh për të përcaktuar nëse përbëhet prej materiali organik apo jo.

Studiuesit e universitetit Kurashiki me anë të skanimeve të teknologjisë së lartë, kanë zbuluar “fatkeqësisht” se krijesa është artificiale e jo-organike.

Ata thonë se në fakt sirena është krijuar me letër e pambuk dhe nuk ka një skelet brenda.

Ndërsa për pjesën e bishtit në pjesën e poshtme të trupit ata thonë se nuk vjen nga një peshk apo flatra kafshe detare.

Megjithëse shumë mendime kritike refuzojnë studimin e fundit, studiuesit shkruajnë në artikull  se është një kombinim i krijuar flatrash dhe kockash detare, me një skelet peshku dhe kokë kafshe gjitarë.

Analizat radiokarbonike të datimit  trgojnë se subjekti vjen nga fundi i viteve 1800, çka përputhet me vlerësimet fillestare të bëra nga grupi.

Një letër historike me datë 1903 – me sa duket e shkruar nga zotëruesi i mëparshëm – qëndron bashkë me mumjen si një provë origjine.

Aty shkruhet: “Një sirenë e kapur në rrjetë në ujërat e prefekturës së Kochi”.

“Peshkataret nuk e dinin që ishte një sirenë dhe e çuan ën tregun e Osaka për ta shitur si një peshk të pazakontë. Ndërsa familjarët e mi e bkenë dhe e ruajtën si një thesar”, shtohet aty.

Por në folklorin japonez ekziston një krijesë e quajtur ‘ningio’, e përshkruar si me gojë majmuni, dhëmbë peshku dhe një trup të mbuluar me luspa të arta.

Por shkenca tashmë e dha përgjigjen e saj, teksa palaeontologu vendas Takafumi Kato, tha për rrjetin VICE: ‘Bazuar në analizat tonë për mumjen ne Japoni, ne besojmë se është e krijuar nga njeriu”.