SPORT

Trepça është finalistja e parë e Kupës së Kosovës

Trepça është skuadra e parë finaliste e Kupës së Kosovës. ‘Xehetarët’ në gjysmëfinale kanë mundur Rahovecin me rezultat 87:79 (17:21, 27:17, 20:13, 23:28).

Çereku i parë i kësaj ndeshje ishte i barabartë, ndërsa në fund Edmond Kryeziu shënoi trepikësh për rezultatin 17:21. Megjithatë, mitrovicasit filluan shkëputjen në periudhën e dytë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, 42:31, por Vreshtarët nuk u dorëzuan për të ngushtuar shifrat në 44:38, sa përfundoi pjesa e parë.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e tretë për të thelluar edhe më shumë epërsinë, ku shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 64:51. Përkundër tentimeve të Vreshtarëve, ‘Xehetarët’ ruajtën epërsinë dhe triumfuan 87:79, duke u kualifikuar në finale, ku e pret fituesin e ndeshjes Sigal Prishtina-Golden Eagle Ylli, që zhvillohet nga ora 20:00.

Më të mirët te mitrovicasit ishin Will Daniels me 18 pikë dhe Mikaile Tmusiq me 15 pikë e gjashtë kërcime. 

Banner

Related posts

Shkëndija e “shkel” Vardarin, vetëm barazim për Shkupin dhe Strugën

Gjyla Halili

Polonia kundër Santos pas humbjes në Shqipëri, trajneri: Kam fituar Evropianin dhe nuk do të largohem

admin

Leao shton edhe një kërkesë për kontratën e re

admin

Leave a Comment