SHOWBIZ

Destinacioni pak i njohur italian, i quajtur ‘Maldivet e Evropës’ që mund të vizitohet për vetëm €50 (fotot)

Për ata që duan të kursejnë në pushimet e tyre jashtë vendit, mediat sugjerojnë një vend jo shumë të njohure bregdetar në Itali që mund të vizitohet me pak para.

Sigurisht që përdoruesit me të drejtë thonë se nuk është vetëm fluturimi për të  shpenzuar por dhe ushqimi e akomodimi, por aty mund të gjeni hotele dinjitoze nga €50 nata, ose nëse jeni me shokët mund të merrni një vilë bregdetare me qera, që është dhe paketa më e preferuar turistike.

Plus, janë plazhet e kristalta që i kanë dhënë pseudonimin vendit, teksa vizitorët postojnë pamjet rërës së bardhë, ujit të pastër dhe motit të ngrohtë.

Vendi quhet Maldive del Salento Pescoluse, pranë Palombara, në bregdetin Adriatik të Italisë qendrore.

Nëse rezervoni paraprakisht mund të gjeni çmime akoma më të lerverdisshme.

Përveç shijimit të plazhit, vendi ofron xhiro me barkë, zhytje me polumbar dhe shumë bare për të shijuar mbrëmjet.

Ju mund të mos qëndroni vetëm në Maldive del Salento, pasi mund të eksplorohen qytezat e afërta si Otranto e Santa Maria de Leuca.

Plazhi ka marrë shumë vlerësime pozitive në rrjetin e udhëtimeve TripAdvisor, një prej të cilave tha: “Ky plazh është i mrekullueshëm!

“Megjithse jam në mes të korrikut nuk është i mbushur me njerëz dhe gjithçka është e pastër”.

Një tjetër shkruante: “Plazhi vazhdon për milje të tëra, ka njerëz të sjellshëm e të ndershëm”.

“Pjesa e rërës nuk është shumë e gjerë por hapësira ka plot, mud të përdorësh dhe çadrën tënde”.